Aktualitet

Të shtëna me breshëri në Vlorë, Policia kreh zonën, por nuk e kap dot autorin

Gjatë mbrëmjes së të shtunës në zonën e Llakatundit, Vlorë ka patur të shtëna me armë zjarri kallashnikov.

E.K
Të shtëna me breshëri në Vlorë, Policia kreh
Llakatund

VLORË- Të shtëna me breshëri arme janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në zonën e Llakatundit në Vlorë.

Forca të shumta të policisë të Vlorës pas marrjes së informacioneve janë nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes.

Në mbështetje të tyre ka qenë edhe FNSH, të cilët kanë krehur zonën deri në orët e vona për kapjen e autorit. Nuk raportohet për persona të plagosur, ndërkohë që ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia në lidhje me atë që ka ndodhur.

Poll

MOS HUMB