Aktualitet

Të shtënat në Anavisos/ Arrestohet roja i lokalit ku ndodhi incidenti me Alket Rizain

Arrestimi është kryer nga efektivët e Drejtorisë për Luftën kundër Krimit të Organizuar.

M.K.
Të shtënat në Anavisos/ Arrestohet roja i lokalit ku ndodhi
Alket Rizai

GREQI- Policia greke ka arrestuar një 27-vjeçar afgan i dyshuar për përfshirje në incidentin me armë zjarri të regjistruar më 13 shtator në Anavisos jashtë një beach bar-i. Arrestimi është kryer nga efektivët e Drejtorisë për Luftën kundër Krimit të Organizuar.

Sipas të dhënave për ngjarjen 27 vjeçari ishte roja i lokalit pranë të cilit ndodhi përplasja me armë. Ai dyshohet se ka përdorur armën e zjarrit me qëllim plagosjen për vdekje të një personi tjetër.

Nga të shtënat mbetën të plagosur edhe dy kalimtarë të cilët morën dëmtime të lehta dhe nuk raportohen në gjendje të rëndë.

Në këtë ngjarje ishte i përfshirë edhe Alkët Rizai i dënuar për vepra të rënda penale. Në momentin e incidentit Rizai ndodhej jashtë burgut me leje, ndërsa pas ngjarjes rezulton ende në arrati.

Hetimet kanë nxjerrë gjithashtu në pah se 27-vjeçari i arrestuar nuk është i panjohur për autoritetet. Ai ka qenë më herët subjekt i procedimeve penale, ndërsa ndaj tij janë ngritur akuza që lidhen me krijimin e një organizate kriminale shkeljen e legjislacionit për narkotikët dhe hyrjen e paligjshme në territor.

Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e incidentit dhe rolin e personave të përfshirë./ZËRI

Poll

MOS HUMB