
Foto ilustruese
TIRANË- Këtë të shtunë Shqipëria do të mbizotërohet nga vranësirat, të cilat pas orëve të mesditës do të gjenerojnë reshje shiu si fillim në zonat veriore dhe gradualisht do të përfshijnë zonat veriperëndimore si edhe disa zona në Qendër të territorit.
Temperaturat e ajrit do të rriten sërish si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore 3°C deri në 24°C. Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 70 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 6 ballë./ZËRI
Poll