Aktualitet

Temperaturat pësojnë rënie, vranësira e kthjellime, parashikimi i motit për sot

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë

F.I
Temperaturat pësojnë rënie, vranësira e kthjellime,
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Muaji shkurt do të nisë me mot të qëndrueshëm, por me mbizotërim të kthjellimeve. Gjatë ditës nuk do të mungojnë alternime të herëpasherëshme me vranësira, kryesisht në relievet malore të vendit. 

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në vlerat minimale, por mbeten konstante maksimumet duke u luhatur nga -1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 15°C vlera maksimale e cila pritet në qarkun e Fierit. 

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-7m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet, kryesisht veri, hera-herës era do të fitojë shpejtësi 9-17m/s,shoqëruar me dallgëzim të forcës 2-4ballë./ZËRI

Poll

MOS HUMB