Aktualitet

Tenderi i Autoritetit Portual Durrës/ KPP rrëzoi ankesën, por...fituesi "ankimoi" tenderin që ka fituar vetë?!

Pasi përfunduan afatet ligjore të ankimit dhe ishte në proces lidhja e kontratës, u depozitua një ankesë për këtë procedurë në sistemin elektronik të Komisionit të Prokurimit Publik.

Redaksia Zëri
Tenderi i Autoritetit Portual Durrës/ KPP rrëzoi ankesën,
kpp

TIRANË- Në fillim të janarit, Autoriteti Portual i Durrësit shpalli fituese kompaninë Illyrian Consulting Engineers në tenderin për projektimin e linjës hekurudhore Porto Romano–Sukth, me fond limit 23.7 milionë lekë. Pasi përfunduan afatet ligjore të ankimit dhe ishte në proces lidhja e kontratës, u depozitua një ankesë për këtë procedurë në sistemin elektronik të Komisionit të Prokurimit Publik.

Sipas dokumenteve të publikuara nga Kapitali.al, ankesa është paraqitur nga vetë kompania fituese, Illyrian Consulting Engineers, duke kundërshtuar tenderin në të cilin ishte shpallur fituese. Sakaq, pas mbërritjes së ankesës, Komisioni i Prokurimit Publik i kërkoi Autoritetit Portual të Durrësit dokumentacion shtesë për procedurën.

Nga ana e tij, Autoriteti Portual deklaroi se ankesa është e paqartë, duke theksuar se operatori ankimues është njëkohësisht edhe fituesi i tenderit. Në përgjigje, Autoriteti Portual shton se procedura ndodhet përtej afateve të ankimit.

Tenderi i Autoritetit Portual Durrës/ KPP rrëzoi ankesën,
pergjigjia e apd

Paralelisht APD kërkoi informacione edhe nga fituesi i tenderit, Illyrian Consulting Engineers se çfarë ankesë kishte bërë kundër tenderit që kishte fituar vet. Nga ana e saj, kompania ka konfirmuar se nuk ka kyrer asnjë aplikim për ankimin, duke shtuar se mund të bëhet fjalë për një gabim të sistemit. 

"Dëshirojmë t’ju informojmë se shoqëria ICE sh.p.k nuk ka kryer asnjë aplikim për ankimim. Vlerësojmë se bëhet fjalë për një gabim të mundshëm të sistemit në platformën e-Albania. Për këtë arsye, i kemi kthyer përgjigje KPP-së, siç mund ta lexoni edhe më poshtë dhe të njëjtin sqarim dëshirojmë ta bëjmë edhe me ju,” thuhej në shkresën e kompanisë.

Tenderi i Autoritetit Portual Durrës/ KPP rrëzoi ankesën,
Pergjigja e ICE

Por, pocedura lidhur me ankesën zgjati për disa muaj. Komisioni i Prokurimit Publik doli me vendimin përfundimtar, duke vendosur se për shkak të tejkalimit të afateve ligjore, ankesa nuk ishte e pranueshme. Si rrjedhojë, KPP e cilësoi ankimimin si të pavlefshëm nga ana procedurale, ndërkohë që vihet në dyshim ekzistenca ose vlefshmëria e atij ankimimi.

Poll

MOS HUMB