
Pamje nga mbledhja
TIRANË- Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës u zhvillua mes tensioneve, pasi anëtarët e Partisë Demokratike kërkuan të zhvillojnë një mocion për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Opozitarët kërkuan të merrnin fjalën që në nisje të mbledhjes, gjë që çoi në bllokimin e saj. Për shkak të tensioneve, Kejda Kaceli që do të merrte mandatin e të ndjerit Arben Tafaj, nuk mundi të betohej.
Pas kësaj, socialiastitët e ndalun mbledhjen dhe pas pushimit u betua Kaceli. Por, pas betimit të saj, filluan sërish debatet dhe në mungesë të dakordësisë socialistët kaluan në votim. Ata miratuan vendimet e propozuara për ndihmat financiare dhe bonuset e qirasë./ZËRI
Poll