Aktualitet

Tentativa për vrasjen e Inez Hajrullës, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 11 vite burg

Leonard Luzi u vu në pranga pas rrëfimit të Amarildo Nikollit, i cili ishte personi që u vu në pranga pasi ishte nisur të vriste Hajrullën.

F.m
Tentativa për vrasjen e Inez Hajrullës, Apeli i GJKKO lë në
Amarildo Nikolli dhe Leonard Luzi

TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi dënimin me 11 vite burg për Leonard Luzin, i cili akuzohet se ka tentuar të vrasë Inez Hajrullën. Për shkak se përfiton nga gjykimi i shkurtuar, do të dënohet me 7 vite e 4 muaj burg.

Leonard Luzi u vu në pranga pas rrëfimit të Amarildo Nikollit, i cili ishte personi që u vu në pranga pasi ishte nisur të vriste Hajrullën. Bashkëpunimi i Nikollit alias Xhanej çoi në shpalljen në kërkim të Luzim dhe më pas në arrestimin e tij dhe ekstradimin nga Spanjë në Shqipëri.

Dyshja janë përballur dhe në Gjykatë në momentin që Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për dënimin e Luzit dhe ky i fundit e ka kërcënuar Amarildo Nikollin (Xhanej).

"Do ta shohësh ti Amarildo. Do e shikojmë kur të dal nga burgu,"-është shprehur Luzi, duke goditur edhe me grusht xhamin e kafazit të gjyqit. 

Për ngjarjen, GJKKO ka dënuar me 11 vite burg edhe Muharrem Korroveshin, ndërsa me 2 vite e 9 muaj burg Amarildo Nikollin, pasi ky i fundit fitoi statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Poll

MOS HUMB