
Rinascente
MILANO- Një 25-vjeçare shqiptare është arrestuar në Milano, Itali pasditën e së shtunës, pasi tentoi të grabisë rreth 7 mijë euro rroba nga një qendër tregtare. E reja shqiptare tentoi të grabisë veshje dhe çanta që arrinin në vlerën e 7 mijë eurove nga qendra tregtare “Rinascente” në Duomo.
Ajo u spikat nga punonjësi i sigurisë, i cili pasi e ndaloi shqiptaren ajo pranoi krimin. 25-vjeçarja u arrestua nga autoritetet italiane, ndërsa nuk figuron të ketë precedent të mëparshëm penalë. /ZËRI
Poll