Aktualitet

Tentoi të përdhunojë vajzën e tij të mitur, lihet në burg 44-vjeçari

Shtetasi Gëzim Ceku, i akuzuar se donte të përdhunonte vajzën e tij adoleshente, u la sot në burg. Ceku ka mohuar akuzat e ngritura kundër tij, duke thënë se bashkëshortja i ka ngritur kurth.

D.XH

Tentoi të përdhunojë vajzën e tij të mitur, lihet

DURRËS- Gjykata e Durrësit ka lënë në burg 44-vjeçarin Gëzim Ceku, të akuzuar për tentativë përdhunimi ndaj vajzës së tij 14-vjeçare.

Ceku u arrestua nga policia e qytetit bregdetar për akuzën e dhunës në familje dhe marrëdhënieve seksuale me të mitur, e mbetur në tentativë. Pasi ka dëgjuar të dyja palët, gjykata ka vendosur ta lërë në qeli babain 44-vjeçar.

Ngjarja shokuese ndodhi përpara pak ditësh në zonën e Spitallës, ku familja ishte zhvendosur prej pak ditësh, e jetonte me qira.

Bashkëshortja e denoncoi 44-vjeçarin për dhunë verbale e emocionale, si dhe tentativë marrëdhëniesh seksuale me vajzën e tij, pasi më herët e kishte larguar nga banesa.

Gëzim Ceku ka mohuar akuzat, duke thënë se gjithçka është një kurth e ngritur nga bashkëshortja, me qëllim që ta largojë nga shtëpia./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB