Aktualitet

Tentoi të përdhunonte punonjësen e shtëpisë publike se e refuzoi, arrestohet shqiptari

41-vjeçari që pasditen e së martës shkaktoi trazira në një bordello në qendër të Volos.

k.m.
Tentoi të përdhunonte punonjësen e shtëpisë publike se
Foto ilustruese

GREQI- Një 41-vjeçar shqiptar është arrestuar, të martën e 4 qershorit pasi tentoi të përdhunonte një punonjëse të shtëpisë publike në Volos, Greqi. Ai është akuzuar për tentativë përdhunimi dhe dëmtim të pronës së huaj. Sipas mediave të huaja, 41-vjeçari që pasditen e së martës shkaktoi trazira në një bordello në qendër të Volos.

Shqiptari, i paidentifikuar me emër, ka kërkuar shërbime seksuale, të cilat punonjësja nuk ka pranuar t'i japë, kështu ka nisur që të hedhë sende dhe të shkaktojë dëme. Të bërtiturat e gruas shkaktuan trazira, e ishin banorët e zonës ata që lajmëruan Policinë e Shtetit. 

Pas arrestimit i pandehuri nuk i është bindur efektivëve të policisë, ndërsa gruaja thuhet se e raportoi që shqiptari u përpoq ta përdhunonte./ZËRI

Poll

MOS HUMB