Aktualitet

Tentoi të vrasë dy persona duke i përplasur me makinë, pranga shqiptarit në Spanjë

Të aksidentuarit kanë pësuar lëndime dhe djegie, njëri prej tyre ka frakturë në qafë dhe këmbë, duke u shtruar në spital.

E.K
Tentoi të vrasë dy persona duke i përplasur me makinë,
Foto ilustruese

SPANJË- Një 43-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije është vënë në prangat e policisë spanjolle pasi akuzohet se ka tentuar të vrasë dy persona duke i përplasur me makinë, teksa këta të fundit ishin duke udhëtuar me një motor. Ata u ndihmuan nga qytetarët, të cilët lajmëruan ambulancën dhe policinë. Ndërsa autoritete nisën menjëgherë hetime.

Të aksidentuarit kanë pësuar lëndime dhe djegie, njëri prej tyre ka frakturë në qafë dhe këmbë, duke u shtruar në spital.

Ngjarja është regjistruar më 27 prill, rreth orës 21.00, në Aragón Avenue në Valencia. Pasi ka përplasur dy personat, autori është larguar me shpejtësi në drejtim të Gran Vía Marqués del Túria, duke kaluar semaforët me të kuqe, duke vënë në rrezik edhe këmbësorët që po kalonin nëpër zonë./ZËRI

Poll

MOS HUMB