Aktualitet

Përse u vra Ilirjan Minaj? Gruaja dhe vajza e shqiptarit rrëzojnë pretendimet e italianit

Sipas versionit të parë që ka dhënë para hetuesëve 41-vjeçari Riccardo Stefani, ai pretendoi se Minaj e kishte sulmuar i pari pasi kishin pasur një mosmarrëveshje më herët.

k.m.
Përse u vra Ilirjan Minaj? Gruaja dhe vajza e shqiptarit rrëzojnë
Riccardo Stefani dhe Ilirjan Minaj

ITALI- Një tjetër version ka dalë në "dritë" për vrasjen e shqiptarit Ilirjan Minaj, i cili u vra nga fqinji i tij. Sipas mediave italiane, avokatët e autorit Helmut Bartolini dhe Stefano Germini kanë shkuar për herë të parë në vendin e ngjarjes pasi duan të kuptojnë disa detaje për të rindërtuar dinamikën.

Sipas versionit të parë që ka dhënë para hetuesëve 41-vjeçari Riccardo Stefani, ai pretendoi se Minaj e kishte sulmuar i pari pasi kishin pasur një mosmarrëveshje më herët. Autori pretendon se 61-vjeçari i ka goditur me grusht derën, e cila ka mbetur e thyer, e më pas Stefani ka marrë thikën dhe e kishte goditur.

Por vajza dhe gruaja e viktimës, Giulia Minaj dhe Natasha Bylykbashi, kanë nxjerrë një version tjetër: Mamaja e Stefanit kishte mbyllur derën e shtëpisë duke e lënë djalin jashtë. Derën nuk e ka thyer babai im, por Stefani që e detyroi të hynte dhe të merrte thikën. Nuk ka pasur asnjëherë mosmarrëveshje mes tyre.

41-vjeçari, i cili kishte pirë alkool dhe drogë dhe kishte shfaqur disa shqetësime mendore, i denoncuar për keqtrajtim në familje disa herë se nëna e tij.

Viktima me origjinë shqiptare njihej nga të gjithë si punëtor dhe njeri i mirë. Ai la pas gruan dhe një vajzë 19-vjeçare. Ndërsa për autorin, mediat italiane shkruajnë se ai është një person me rekorde kriminale. Idhulli i tij është vrasësi psikopat i luajtur nga De Niro në filmin “Cape Fear”, Max Cady. Siç duket, Stefani e adhuronte aq shumë këtë personazh saqë e kishte vendosur dhe si foto profili në Facebook.

Ai ishte zhvendosur në Bibbiano në tetor të vitit të shkuar dhe menjëherë kishte rënë në sy...për keq me aktet e tij të vandalizmit dhe bullizmit. Stefani u bërtiste fqinjëve nga dritarja, i trajtonte keq nëse kryqëzohej me ta, thyente shishet dhe i ofendonte, por kurrë nuk u vendos në pranga edhe pse ishte denoncuar nga e ëma për dhunë në familje. Por, po vetë e kishte tërhequr denoncimin nga dashuria për të birin./ZËRI

Poll

MOS HUMB