Aktualitet

Tentuan të kalonin drogë nga Spanja në Francë, arrestohen dy shqiptarë

Brenda mjetit u gjetën dhe sekuestruan disa pako, që përmbanin në total 16.7 kg kokainë.

F.I
Tentuan të kalonin drogë nga Spanja në Francë, arrestohen dy
PAMJE NGA VENDNGJARJA

FRANCË- Policia franceze ka arrestuar dy shqiptarë me banim në Spanjë, të cilët u kapën duke transportuar 16.7 kg kokainë.

Konkretisht automjeti i dy shqiptarëve vinte nga Spanja dhe është arritur të kapet në qytetin e vogël Saléchan, i cili ndodhet më pak se 20 km nga kufiri spanjoll, raportojnë mediat e huaja.

Brenda mjetit u gjetën dhe sekuestruan disa pako, që përmbanin në total 16.7 kg kokainë. Në pranga ranë drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të dy shqiptarë me banim në Spanjë./ZËRI

Poll

MOS HUMB