Politikë

TIMS/ PS rrëzon kërkesën e Salianjit, Rrumbullaku do dëshmojë me dyer të mbyllura

Ndërkohë pati debate mes anëtarëve të Komisionit, pasi si dhe në rastin e Ballës, kreu i Komisionit, Ervin Salianji kërkoi që Rrumbullaku të dëshmonte me dyer të hapura. Kjo u kundërshtua nga mazhoranca, e cila e rrëzoi kërkesën e Salianjit me tetë vota kundër.

E.K
TIMS/ PS rrëzon kërkesën e Salianjit, Rrumbullaku do
Komisioni

TIRANË- Ashtiu si dhe më herët, ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbulaku do të raportojë me dyer të mbyllura në Komisionin Hetimor Parlamentar për sistemin TIMS. Në nisje të seancës, Rrumbullaku deklaroi se dëshmia e tij do të përmbajë të dhëna të rëndësishme, disa prej të cilave përmbajnë dhe sekrete hetimore. Kështu nëse seanca do të zhvillohej me dyer të hapura, kryepolici deklaroi se ai do të dëshmonte vetëm për ato çështje që nuk përbëjnë sekret hetimor. 

Ndërkohë pati debate mes anëtarëve të Komisionit, pasi si dhe në rastin e Ballës, kreu i Komisionit, Ervin Salianji kërkoi që Rrumbullaku të dëshmonte me dyer të hapura. Kjo u kundërshtua nga mazhoranca, e cila e rrëzoi kërkesën e Salianjit me tetë vota kundër. Pas një pushimi prej 10 minutësh, pritet që të nisë dhe dëshmia e Rrumbullakut./ZËRI

Poll

MOS HUMB