Aktualitet

Tjetërsimi i pronave në favor të Artan Gaçit, SPAK i komunikon akuzën Jorgo Goros

Në total janë dy sipërfaqe toke të tjetërsuara, të dyja rreth 10 mijë m2

E.K
Tjetërsimi i pronave në favor të Artan Gaçit, SPAK i
jorgo goro

TIRANË- Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar akuzën ish-kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro, pasi akuzohet tjetërsimin e pronave në Himarë, në favor të Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres Olta Xhaçka. Ndaj Goros rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës, kryer në bashkëpunim, ndërsa qëndron pas hekuave që në muajin Mars të këtij viti.

Hetimet e SPAK treguan se Goro në bashkëpunim me Jerasimo Bushin, përcollën pranë organeve kompetente dokumenta të falsifikuara duke bërë të mundur regjistrimin e një sipërfaqe prej 5512 m2 tokë bujqësore, në pronësi të shtetit, në favor të subjektit privat, në pronësi të Foto Mëhillit, i ati i Stavri Mëhillit. 

Pas kësaj procedure, të dy ata kanë vijuar me transaksionet për të regjistruar sipërfaqen e tokës në emër të një shoqërie private me përfaqësues Artan Gaçin. Në total janë dy sipërfaqe toke të tjetërsuara, të dyja rreth 10 mijë m2.

Lidhur me këtë çështje kreu i kadastrës Vlorë Bilbil Aliaj u la në masën “detyrim paraqitje”, ndërsa ish juristi Vezir Gjikoka si dhe ish drejtori i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të tokës në Bashkinë Himarë në “arrest në shtëpie”.

Nga ana tjetër, Stavri Mëhilli pronari i tokës, që dyshohet se ka kryer 2 vepra penale, lënë në “arrest me burg”, në mungesë, për shkak se nuk është gjetur për t'u arrestuar. 

Pas arresimit të tij në muajin Mars, SPAK kërkoi një tjetër masë sigurie arrest me burg për Jorgo Goron, për të njëjtën akuzë të shpërdorimit të detyrës, në lidhje me pronat në bregdet.

Toka në fjalë, rreth 4900 metra katrorë, ndodhet në zonën e Livadhit në Himarë, e cila sipas prokurorisë është përfituar në mënyrë të padrejtë nga Arqile Bollano, kryetar i komanduar nga PS në bashkinë Himarë, i cili qëndroi në detyrë deri në zgjedhjet e 4 Gushtit./ZËRI 

Poll

MOS HUMB