Aktualitet

Trafikonte drogë për të miturit, arrestohet në Greqi shqiptari (EMRI+FOTO)

Mes personave të arrestuar është edhe shqiptari Arber Rexha, 23 vjeç nga Tirana.

f.t
Trafikonte drogë për të miturit, arrestohet në Greqi
Arbër Rexha

GREQI- Me urdhër të Prokurorisë së Shkallës së Parë Patras, u bënë publike të dhënat identifikuese dhe fotografitë e katër anëtarëve të organizatës kriminale që trafikonte drogë për të mitur në Patra dhe u çmontua më 26 prill nga Prokuroria e Drogës, shkruan Protothema.

Gjatë operacionit të policisë greke u sekuestruan rreth 213 gram marijuanë, 21.8 gram kokainë, 29.7 gram MDMA, sende të forta, 2 makina, 2 motocikleta, 4450 euro etj. Në pranga ranë 4 drejtuesit e grupit dhe 8 anëtarë të saj. Mes 12 të arrestuarve kishte edhe të mitur nga 14-17 vjec. Mes personave të arrestuar është edhe shqiptari Arber Rexha, 23 vjeç nga Tirana.

Gjashtë prindër të të miturve janë akuzuar për veprën penale të moskujdesit ndaj një të mituri, ndërsa akuzohet edhe një gjimnazist që merrte drogë nga organizata kriminale./ZËRI

Poll

MOS HUMB