Aktualitet

Trafiku i kokainës/ Behar Bajri në “Sky”: Dua të fus 100 copë, po a ka garanci? Ervis Martinaj: Kam zgjuarsinë time...vetëm mbyll gojën

Bisedat për futjen e Bajrit në trafikun e drogës zhvillohen kur ai kishte vetëm 4 muaj që kishte dalë nga paraburgimi Nr. 313.

k.m.
Trafiku i kokainës/ Behar Bajri në “Sky”: Dua të fus
Ervis Martinaj dhe Behar Bajri

SHKODËR- Trafiku i kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt porteve të Evropës ishte gjithashtu një nga fushat e reja që po eksploronte biznesmeni i lojërave të fatit, Ervis Martinaj. Gazetari Elton Qyno shkruan për "OraNews" se sipas bisedave të zhvilluara në "SkyECC", Martinaj bashkëpunon me Behar Bajrin për të sjellë kokainë. Sipas gazetarit, bisedat për futjen e Bajrit në trafikun e drogës zhvillohen kur ai kishte vetëm 4 muaj që kishte dalë nga paraburgimi Nr. 313.

“…mos e fol me njeri se më prish punë. Po për zotin, ndihmë kështu as vëllai jot s’ta ka ba…,”- i thotë Ervis Martinaj. Por Bajri duket i shqetësuar se ngarkesa mos kapet, ndaj edhe i kërkon që të dalë garant. Teksa të dy flasin, Martinaj kërkon që Bajri të mos e diskutojë me asnjë "biznesin" e ri pasi ka frikë se mund të rrjedhin informacione.

BISEDA E PLOTË MES TYRE:

Behar Bajri: …po rrezikun, a po ma mer rrezikun veq herën e parë dhe nuk ta haroj. 5 për qind i fus vetë dhe po dal në diellë. Por a po ma merr rrezikun, veç kyt herë? A më jep fjalën tani...se më ke në krah, por më ndihmo…

Ervis Martinaj: …garanci kam vetëm zgjuarsinë time…dhe ça lekësh kam unë do i fus. E këta çunat ça lekësh kanë do i fusin që të rrinë me mua. Ashtu garancie që thua ti, s’kam jetën time more …kapedan… …asnjë s’du që ta dije dhe do bisedojmë bashkë këto tre ditë. Munesh me fut sa të kesh takat ti….

Behar Bajri: Por nuk kam lekë mor “Kapedan…”. Ti e di, por unë nuk jam në hapat e tua. Por a më the se po të ndihmoj mar “Kapedan…”. A po ma merr rrizikun ti herën e parë, mo “Kapedan”. Më thuaj kur po rimë…?”.

Ervis Martinaj: Mos u turr pas fajdeve.

Behar Bajri:…po lek po mbledhi… Ma ban, e ti bij lekët sonte… 5 për qind po i fus unë, po hyj borgj…

Ervis Martinaj:…Ore ishallah po bëhet…nuk duhen lekët sonte jo… duhen mas 2 javësh… Po rëndësi ka që të bëhet. Lekët duhen brenda muajit nëntor…100 copë e ke vendin, aq do fus dhe vetë unë…vetëm mos folë me njeri se më ngelet hatri se veç ty të kam thënë, se çdo muhabet e qet jashtë. Nuk i lej hapësirë kujt, veç teje 100….

Behar Bajri:…I qin unë…?!…jo jo nuk i them kujt. I qind për mu…?!

Ervis Martinaj: …po i lashë kujt s’jena ma shokë, se veç ti më ke ra mbrapa. 10 për qind edhe hypja 20 dalja…

Behar Bajri: …vlla du me fut për vedi i 100 copë. Në i qin copë, sa i bjen me marë unë 80 copë?. Ok në rregull por ama merr rrezikun veq kyt rradhë, fjalë burrash, lekët i kam ok. Po normal lekët i kam dhe më thuaj ti bij….

Ervis Martinaj: …E me turkun…

Behar Bajri: …jo mor vëlla, çfarë flet nuk i them kujt…Po jo o vëlla, do i fus veç për vedi për kryet të kalamanjve dhe do ju jap naj gjë dhe këtyreve. Ok e kam të shitur…

Ervis Martinaj: …mos i thuaj kujt, veç atyre që rrimë, Lela e Plluma. Herës tjetër ja fusim nga 200, masanej nga 400…

Behar Bajri:…Jo mo vlla nuk tregoj…ba me dal, do ju jap ka 100 mijë euro Denisit dhe Samos dhe Dorit, se kam shpenzime…

Ervis Martinaj: O e ke të dalme, por veç fike Neës 24… ( shprehje figurative duke i rikujtuar Beharit të mos flasë mos hapi gojën për këtë punë) se të tjerët bajnë nga 1000 copë e nuk folin. Leli s’ta ka futur 1 bukë kurrë, o budalli i dreqit…

Behar Bajri: …po nuk kam punë me të o vlla, vari ka**n e tij…..

Ervis Martinaj:… po na e bjer ta ballafaqojmë…

Behar Bajri:…kismet se kam kohë si nuk kam fol, por varja puna e tij…

Më tej, po në datën 27 Tetor 2020, teksa Behar Bajri bisedon me biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe i shkruan se ende nuk e kishte "kapur" Bardhok Pllanajn. Po ashtu, flasin edhe për Dorian Dulin.

“…atë Bardhokun, si nuk po e kap, se ai vdes prej frike…,”- i shkruan Behar Bajri, Pëllumbit. Ndërsa ky i fundit ia kthen: …se gje gja Bardhokun, ka kaluar shumë ai ashtë mjeshtër….

Sërish Behari i shkruan më tej duke qeshur: …hahaha varet kur e ka ditën dhe ky, po po ashtu është. Po dhe mu më ka vënë në gjumë, po më ka dhënë valjum derisa ta zaj atë Dorin…/ZËRI

Poll

MOS HUMB