TIRANË- Janë zbardhur emrat e tre të arrestuarve gjatë aksionit të sotëm SPAK në Tiranë dhe qytetet të tjera, në goditjen grupit të strukturuar kriminal, i përfshirë në trafikun e kokainës dhe pastrimit të parave.
Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, janë lëshuar 11 masa sigurie, mes tyre edhe për biznesmenin Jetmir Pepa allias Marashi, i cili ndodhet jashtë vendit. Sakaq, nuk dihet nëse për këtë të fundit, është ekzekutuar masa.
Ndëkrohë që në kuadër të këtij operacioni, nga 11 masa siguria të dhëna nga GJKKO, janë ekzekutuar vetëm 3 ditën e sotme. Në pranga kanë rënë anëtarë të grupit: Lulzim Pepaj (vëllai i Jetmir Pepës), Florian Marku dhe Anton Kola.
"Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme me vendimin nr.20, datë 14.4.2026, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar masën e e sigurimit “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale ndaj 11 shtetasve shqiptarë.
Sot, më 15.4.2026, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit kanë bërë të mundur zbatimin e masave të sigurisë ndaj shtetasve:
F.M, i datëlindjes 20.2.1992;
L.P, i datëlindjes 06.7.1974.
A.K, i datëlindjes 19.6.1993.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në Bashkëpunim me hetuesit e BKH vazhdojnë me veprimet proceduriale dhe operative për lokalizimin e shtetasve të tjerë, ndaj të cilëve është caktuar masa e sigurisë personale “arrest në burg”. Disa prej këtyre personave nuk ndodhen në territorin e Republikës së Shqipërisë.", thuhet në njoftimin e SPAK.
Jetmir Pepa, pronar i kompanisë Pepa group, ndodhet në arrati jashtë vendit. Pepa është një emër i njohur për blutë, pasi në janar 2025 u shpall në kërkim pasi qëlloi me armë në një koncert festiv. Po ashtu në gusht të viti 2024 u bë protagonist pasi Mariela Berisha, nëna e djalit të tij, dhunoi të dashurën e tij, Klea Prenga, në bashkëpunim me të motrën, Antonela Berisha./ZËRI