Aktualitet

Tragjedi në aksin Prrenjas–Librazhd, shkëmbi bie mbi automjetin dhe i merr jetën 42-vjeçarit

Dyshohet se një masë shkëmbore është shkëputur nga faqja e malit dhe ka rënë mbi një automjet tip 'Benz', që drejtohej nga shtetasi me inicialet A.H., banues në fshatin Gjergjan, Elbasan.

M.K.
Tragjedi në aksin Prrenjas–Librazhd, shkëmbi bie mbi automjetin
Foto nga vendngjarja

LIBRAZHD-Një aksident me pasojë fatale është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Librazhd, ku një 42-vjeçar humbi jetën pasi automjeti që drejtonte u godit nga një gur i shkëputur nga mali.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30. Dyshohet se një masë shkëmbore është shkëputur nga faqja e malit dhe ka rënë mbi një automjet tip 'Benz', që drejtohej nga shtetasi me inicialet A.H., banues në fshatin Gjergjan, Elbasan.

Për shkak të goditjes së fortë, 42-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje. Menjëherë pas sinjalizimit, në zonë kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet procedurale për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave dhe shkaqeve të këtij rasti./ZËRI

Poll

MOS HUMB