Aktualitet

Tragjedi në Durrës! 17-vjeçari ndërron jetë në shkollë gjatë orës së fiskulturës

Gjimnazisti gjatë kohës që ndodhej në palestër, është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat.

F.I
Tragjedi në Durrës! 17-vjeçari ndërron jetë në
shkolla e 17-vjeçarit

DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës ku një 17-vjeçar ka ndërruar jetë pasi u ndje keq në shkollë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në shkollën e mesme “Gjergj Kastrioti”, e cila zhvillon procesin mësimor në ambientet e shkollës “Marie Kaçulini”.

Gjimnazisti gjatë kohës që ndodhej në palestër, është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat. Menjëherë është transportuar me ambulancë për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe efektivë të policisë, ndërsa grupi hetimor ka nisur hetimet për rastin. Vdekja e 17-vjeçarit F.S dyshohet se ka ardhur për shkaqe natyrale (arrest kardiak). 

Poll

MOS HUMB