Aktualitet

Gjyqi në themel për Veliajn, shtyhet sërish seanca

Seanca e sotme ka qenë e tensionuar dhe me debate procedurale mes avokatëve dhe gjykatës.

zh.ll
Gjyqi në themel për Veliajn, shtyhet sërish seanca
erion veliaj

TIRANË- Është shtyrë seanca penale në Gjykatën e Posaçme për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn dhe 29 të pandehurit e tjerë. Seanca e radhës do të mbahet më datë 15 prill, ora 09:00. Seanca e sotme ka qenë e tensionuar dhe me debate procedurale mes avokatëve dhe gjykatës.

Teksa në GJKKO zhvillohej gjyqi për çështjen "Veliaj", kryebashkiaku nuk u paraqit në seancë. Nga ana tjetër, Veliaj ishte prezent në Gjykatën Administrative për seancnën ndaj prokurorit Ols Dado. Kryebashkiaku mbërriti mesditën e sotme, i shoqëruar nga policia dhe me pranga në duar./ZËRI

Poll

MOS HUMB