GRAMSH- Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në zonën turistike të Ujëvara e Sotirës, ku një 53-vjeçar ka humbur jetën. Sipas njoftimit të policisë 53-vjeçari nga Durrësi është identifikuar si Robert Xhangolli, i cili ishte shofer autobuzi dhe transportonte turistë drejt asaj zone.
Ai dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht teksa po luante me top së bashku me persona të tjerë, ku ka rrëshqitur dhe për pasojë ka humbur jetën në në vendngjarje.
NJOFTIMI I POLICISË:
Gramsh/Informacion paraprak
Më datë 19.04.2026, rreth orës 12:45, tek Ujëvara e Sotirës, shtetasi R. Xh., 53 vjeç, banues në Durrës, i cili ushtronte aktivitet në transportin e vizitorëve për qëllime turistike drejt zonës, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht gjatë lëvizjes në këmbë dhe, për pasojë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit./ZËRI