Aktualitet

Trajtimi i mbetjeve spitalore nga "Vale Recycling"

Vale Recycling operon prej 12 vitesh në treg. ZËRI ka zhvilluar një vizitë për të parë nga afër procesin e asgjësimit të mbetjeve përmes sterilizimit dhe incenerimit.

Redaksia Zëri
Trajtimi i mbetjeve spitalore nga "Vale Recycling"
Daniel Sheti

TIRANË- Prej vitesh mbetjet spitalore kanë qenë një kërcënim serioz për Shqipërinë, sidomos gjatë përiudhës së pandemisë, që në vendin tonë u prodhuan shumë herë më shumë mbetje spitalore nëpër qendra shëndetësore dhe spitalet COVID si shiringa, age, maska, epruveta të tamponëve për testim e të tjera.

Mbetjet spitalore duhet të asgjësohen nëpërmjet djegies dhe qendrat shëndetësore e spitalore nënkontraktojnë operatorë privatë për të kryer këtë proces. Një prej tyre është edhe Vale Recycling, e cila operon prej 12 vitesh në treg, ku ZËRI ka zhvilluar një vizitë për të parë nga afër procesin e asgjësimit të mbetjeve përmes sterilizimit dhe incenerimit.

Inxhinieri Daniel Sheti, i cili është edhe drejtori ekzekutiv i kësaj kompanie na futi brenda kapanoneve ku ndahen mbetjet spitalore nga ato urbane si dhe na shpjegon procedura që ndiqet në mënyrë kronologjikë si dhe teknologjia që përdoret prej tyre.

INTERVISTA: 

Florida Mingla: Jemi këtu me Danielin, drejtorin ekzekutiv të Vale Recycling, i cili do të na shpjgpjë më shumë mbi procedurat e kësaj kompanie. Daniel përshëndetje

Daniel Sheti: Përshëndetje

Florida Mingla: Sa vite ka që operon në treg kompania Vale Recycling

Daniel Sheti: Fillimisht dua t’ju falenderoj për iniciativën që keni marrë, për të ardhur pranë ambienteve tona, për të parë se si procedon dhe operon kompania jonë në fushën e menaxhimit të mbetjeve, qoftë të mbetjeve urbane, qoftë të mbetjeve të rrezikshme nga kujdesi shëndetësor. Vale Recycling operon prej 12 vitesh në treg. Në dy kapanonet e para bëhet grumbullimi, ndarja, selektimi në mbetje të riciklueshme dhe pjesa tjetër e mbetjeve kalon për depozitim final në landfill.

Florida Mingla: Çfarë e dallon Vale Recycling nga kompanitë e tjera?

Daniel Sheti: Dy gjëra, serioziteti dhe përgjegjshmëria. Çdo gjë që kompania Vale Recycling merr përsipër i kushton një seriozitet maksimal dhe ka një përgjegjshmëri maksimale për trajtimin e mbetjeve nga burimi deri në asgjësim final.

Florida Mingla: Çfarë teknologjie përdor aktualisht kompania juaj?

Daniel Sheti: Futemi brenda të shohim të gjithë procedurën. Për arsye sigurie vendosim kapuçin, me uniformë jemi të pajisur. Këtu ndodhemi tek qendra e trajtimit të mbetjeve të rrezikshme spitalore dhe farmaceutike. Këtu jemi tek holli që vijnë automjetet që transportojnë mbetjet spitalore dhe farmaceutike. Ambientet janë të organizuara veç e veç për çdo proces.

Florida Mingla: Si e bëni grumbullimin dhe magazimin e mbetjeve?

Daniel Sheti: Atëherë kompania jonë me gjithë operatorët që janë gjenerues të mbetjeve spitalore ka një plan pune. Çdo operator lajmëron tre ditë para për sasinë e mbetjeve që ka gjeneruar, mbetjet atomike ruhen në kosha të veçantë, mbetjet e mprehta si age bisturi ruhen në kuti të vogla, mbetjet e tjera spitalore ruhen në kontejnerë të ndarë. Transporti bëhet me automjetet tona deri në pikën ku po flasim aktualisht. Pastaj bëhet magazinimi. Kalojmë tek dhoma e magazinimit të mbetjeve spitalore. Këtu bëhet magazinimi i mbetjeve spitalore përpara se t’i nënshtrohen procesit të trajtimit. Ketu kemi mbetje që trajtohen me sterilizim. Në dhomën tjetër, anatomike, kemi mbetje që trajtohen me incenerim, me djegie, për shkak se kemi pjesë trupi, kemi qese gjaku, këmba, placenta, lëngje trupore që nuk mund të sterilizohen sot për sot në Shqipëri, sipas legjislacionit. Këto do të futemi tek ambienti ku bëhet trajtimi i mbetjeve të rrezikshme spitalore me sterilizim. Në këtë dhomë kompania ka dy sterilizues, neëster me kapacitet 40 kilogramë në orë, dhe ecosteri parimi dhe funksioni është i njëjtë, sterilizimi i mbetjeve. Procesi është i ndryshëm, neësteri është teknologji më e re, ka thika grirëse dhe nga forca e fërkimit gjeneron një temperaturë që arrin deri në 150 gradë Celsius. Këtu kemi një raport të pajisjes Newster që tregon në kohë reale gjithçka sipas fazave që ka ndjekur pajisja.

Danieli na shpjegon me detaje përmes kuponëve të gjithë procedurën që ndjekin dy pajisjet e teknologjisë më të fundit për asgjësimin e mbetjeve. Brenda 30 minutave, mbetjet kalojnë në disa faza deri në sterilizimin e tyre.

Por nuk mbaron këtu. Vale Recycling kujdeset dhe për sterilizimin e kontejnerëve për të shamngur hedhjen e tyre. Ata sterilizohen dhe ripërdoren për të tjera mbetje.

Florida Mingla: Daniel, do më shpjegosh pak çfarë ndodh me koshat pasi zbrasen?

Daniel Sheti: Pasi mbetjet që janë të lidhura me plastmas hiqen dhe futen në pajisje, koshat nuk hidhen, por sillen për tu dezinfektuar dhe për tu larë në mënyrë që të ripërdoren.

Florida Mingla: Ju Daniel, si profesionist dhe inxhnier, si e shikoni Shqipërinë në industrinë e asgjësimit të mbetjeve, përmes incenerimit dhe sterilizimit?

Danieli e mbyll me disa këshilla, duke shpresuar që për trajtimin e mbetjeve të ketë një ndërgjegjësim më të lartë në të ardhmen.

Daniel Sheti: Shpresoj që në të ardhmen të kemi një ndërgjegjësim më të lartë, lidhur me gjithë këto mbetje. Të jetë një koordinim më i mirë, kjo do të sjellë dhe shmangien e hedhjes së mbetjeve spitalore, në kontejnerët e mbetjeve urbane. Kjo natyrisht kërkon dhe trajnim.
Ky ishte i gjithë procesi që ndiqet për sterilizimin e mbetjeve, në videot e ardhshme do t’ju prezantojmë më tepër detaje mbi procesin e incenerimit dhe djegies së mbetjeve anatomike e farmaceutike./ZËRI

Poll

MOS HUMB