
TIRANË- Gjatë një operacioni antidroge në Tiranë, policia goditi një grup kriminal, i cili shpërndante drogë në afërsi të shkollave. Policia sekuestroi 350 doza, me lëndë të dyshuar narkotike sintetikeekstazi dhe LCD. Mësohet se droga LCD transportohej nga Serbia në Shqipëri me postë dhe pastaj, ajo shpërndahej në të gjithë Tiranën. Kjo drogë klasifikohet si një nga më të rëndat dhe shkakton probleme të shumta mjekësore deri në humbje jete.
Droga e sekuestruar ishte paketuar me ambalazhin e një personazhi të librave për fëmijë nga shkrimtari amerikan, Theodor Seuss Geisell. Ajo është në formë kartoni dhe tretet nën gjuhë. LCD jep efektin e saj 30 minuta pas konsumim it dhe zgjat 8 deri në 12 orë. Efektet anësorë përfshijnë halucinacione, dhimbje koke, të vjella dhe çrregullime në frymëmarrje dhe në rrahjet e zemrës.
Gjatë operacionit janë arrestuar shtetasit Vilson Tresa, Asllan Maqellara, Etgent Luzi, Kostandinos Deliu, Armand Haderllari, Blerim Biba, Ilir Tufa, Kevin Kolgegaj, Marios Saliaj, Damjan Hasani, Erblin Buci, Ervis Duro, Jurgen Xhafa, Aldo Grabovari, Gazmend Hoxha, Sajmir Gerbaj, Aleksander Kili, Orgest Beqo, Xhelo Ajasllari, Paolo Shyti, Ervin Rakipi, Erdi Kurti, dhe Adrian Ramushi. /ZËRI