
TIRANË- ZËRI vijon të ndjekë skandalin e mikrokredive që është tashmë në duart e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Në dosjen hetimore që ZËRI e ka parë, janë tre pasazhe që tregojnë qartësisht, përse Prokuroria e Tiranës e quan këtë çështje, një çështje që e tejkalon abuzimin dhe e cilëson si veprime të një grupi të strukturuar kriminal.
Episodi i parë, lidhet me mungesën totale të bashkëpunimit nga ana e Bankës së Shqipërisë përballë Prokurorisë. Është hera e parë, e regjistruar që një institucion publik refuzon dhënien e informacionit, jo për mediat siç ndodh zakonisht, por për organet e hetimit. Prokuroria thotë, se BSH refuzoi të jepte numrin e kredive të shitura pranë MCA.
“Duhet theksuar se Banka e Shqipërisë nuk ka dhënë asnjëherë as nëpërmjet komunikimenve shkresore apo deklarimeve të dhëna para OPGJ nga specialistë të saj një numër të saktë të kredive të blera nga të tretët nga shoqëria MCA shpk për arsye që nuk dihen, pra nuk është e qartë nëse e kanë një tregues të tillë apo refuzojnë ta japin,”- thuhet në dosje.
Episodi i dytë, po aq i rëndë lidhet me marrëdhënien mes institucioneve mikrofinanciare si MCA dhe studiove përmbarimore. Prokuroria deklaron se në të paktën dy raste, MCA i kërkoi ekspertëve të bënin vlerësim pasurish, kur kjo është një detyrë që e bën përmbarimi, ndërkohë që kërkesa për kalim pronësie nuk është bërë në një praktikë të zakonshme ku përmbarimi merr pronat, por është MCA ajo që kërkon që prona të bllokohet.
"Ekspertja vleresuese Yljana Sejfo e shoqerise LOAD shpk ne shpjegimet e dhena para opgj ka pohuar se ka qene shoqeria MCA qe e kishte kontraktuar per te bere vleresimet e pasurive te bllokuara per efekt ekzekutimi,kur ne kushte normale referuar ligjit eshte permbaruesi gjyqesor qe me vendim te shkruar merr eksperte te licensuar per te kryer kete veprimtari.Vlen te theksohet se nga ana jone jane sjelle disa pagesa suksesi te kryera nga shoqeria MCA per llogari te shoqerise permbarimore TDR Group shpk ku eshte pjese dhe permbaruesi Rigels Bejko pior ne asnje rast nuk konstatohen kontratat e mepareshme te cilat vetem gjate veprimeve paraprake ,sipas deklarimeve te perfaqesuesve te Ministrise se Drejtesise vetem nga nje permbarues, Fatos Alimadhi jane rreth 9000 veprime proceduriale qe i jane vene ne dispozicion kesaj Ministrie ng Reiffeisen Bank per te cilat nuk rezulton qe te jete kryer pagesa e tarifes se sherbimit qe kryhet nga kreditori ne momentin e fillimit te procedures,qe referuar numrit te larte te veprimeve eshte e shifrave teper te larta ku pjese e munguar e ketij veprimi eshte TVSH e papaguar.Tjeter element i konstatuar nga hetimi eshte dhe dyshimi se kerkesa per kalimin e pasurive te tjetersuara ne favor te kreditorit MCA shpk nga permbaruesit kryehen nga perfqesues te shoqerise dhe jo nga permbaruesi."-thuhet në dosje.
Ndërkohë që marrëdhënia mes institucioneve mikrofinanciare dhe përmbaruesve është kthyer në një "binjakëzim". Në dosje, prokuroria thotë se dy përmbaruesit Rigels Bejko dhe Fatos Alimadhi kanë pohuar se vulat e tyre ishin marrë me qira nga ADCA ddhe përdoreshin për veprime përmbarimore.
Parë qendra Star që është dhe selia e shoqërisë ADCA, gjë që tregon se janë vulosur brenda këtij institucioni.
“Në lidhje me veprimtarinë e përmbaruesve gjyqësorë është konstatuar nga hetimi se veprimet përmbarimore janë fiktive, pra duke u marrë vula përmbaruesve herë me pëlqimin e tyre dhe herë nëpërmjet mospasjes dijeni duke u kryer veprimet përmbarimore nga persona që nuk e gëzojnë këtë atribut. Këto fakte janë marrë nga deklarimet e shtetasit Rigels Bejko me detyrë përmbarues gjyqësor privat dhe shetetasi Fatos Alimadhi ku në deklarimet e tyre vërtetohet kjo rrethanë. Tjetër fakt që provon rrethanën e mësiperme është shpërndarja e urdhërave të ekzekutimit nga kutia postare me adresë Bulevardi Zogu i Parë qendra Star që është dhe selia e shoqërisë ADCA,”- thuhet më tej.
Këto janë vetëm tre nga dhjetëra shkelje që vërtetohen në dosjen që është dorëzuar në duart e SPAK, që siç ZËRI e ka njoftuar dhe paralajmëruar shumë kohë më parë, do të jetë çmontimi i një prej skemave piramidale më të mëdha që ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri. Në këtë rast, nuk kemi të bëjmë vetëm me një proces abuziv, por me veprime që i përmbajnë të gjitha elementët e një grupi të strukturuar kriminal, ku të përfshirë janë MCA, Final, Fondi Besa dhe dhjetra përmbarues.
Nga ana tjetër, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja përmes një dokumenti kërkon informacion nga kryetarja e kadastrës Dallëndyshe Bici, mbi veprimet që kanë kryer pranë zyrave të kadastrës 8 përmbarues privatë dhe vetë subjektet kredidhënëse “MCA” dhe “Final”, që u kanë hequr të drejtat e pasurisë qytetarëve të ndryshëm që kishin marrë kredi të vogla që variojnë nga 500 deri në 1 milion lekë të vjetra.
Por çfarë është ky skandal për të cilin flitet pak?
Prej 6 muajsh, ZËRI denoncon dhe grumbullon dëshmi të viktimave që ranë pre e njoftimeve grackë për të marrë kredi në zyra mikrokredie. Këto zyra përmes njoftimeve online dhe në televizione, krijuan një perceptim të gabuar te qytetarët se ishin njësoj si bankat e tjera. Në fakt, në realitet këto zyra japin kredi shpejt dhe me norma përtej normales. Pa asnjë filtër, Kredo, Iutecredit apo Fondi Besa, iu japin qytetarëve mikrokredi në situata që ata nuk munden dot kurrsesi ti paguajnë. Këtu nisi dhe kalvari i abuzimeve. Kreditë e këqija të mikrokredive përfshirë dhe ato të bankave iu shitën MCR, ku në një rast, vetë gruaja e guvernatorit Gent Sejko, në postin e drejtoreshës së Tirana Bank, shiti 5 mijë kredi me një të rënë të lapsit te dyshja Olsi dhe Elda Ibro, të cilët me licencën e dhuruar nga Guvernatori nisën presionet dhe shantazhet mbi viktimat për të mbledhur paratë. Bashkë me ta, në treg janë dhe qindra zyra ligjore që ushtrojnë presion për mbledhjen e parave duke shkelur haptaz ligjin për njoftimin, kamatvonesat apo kalimin e çështjes në gjykatë. Tashmë çështja është në duart e SPAK dhe kutia e "Pandorës" pritet të hapet. Kush i lejoi, për kë punuan këta agjentë mikrokredie dhe ku abuzuan ata, këto janë disa nga pyetjet që shtrohen sot? SPAK duhet ti japë një përgjigje!/ZËRI