Aktualitet

TRONDITËSE te Ekonomiku, pedagogu gjakos kolegen në korridor, ulërimat alarmojnë studentët

Studentët, të cilët kanë qenë në salla duke zhvilluar provimet e sezonit, kanë dalë menjëherë jashtë pasi kanë dëgjuar ulërimat e pedagoges.

E.K
TRONDITËSE te Ekonomiku, pedagogu gjakos kolegen në korridor,
Fakulteti i Ekonomisë

TIRANË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë. Raportohet se një pedagog, i identifkuar me inicialet M.A ka goditur kolegen, e identifikuar me inicialet L.B në korridorin e Ekonomikut. Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar konfliktin, por dyshohet se shkak mund të jetë bërë një shtyrje në korridor.

Studentët, të cilët kanë qenë në salla duke zhvilluar provimet e sezonit, kanë dalë menjëherë jashtë pasi kanë dëgjuar ulërimat e pedagoges. Siç raporton ‘’Ora News’’ është konstatuar se ambientet e korridorit kanë qenë me njolla gjaku.

Ngjarja ka kaluar në duart e efektivëve të Komisariatit numër 1 në kryeqytet, të cilët po hetojnë ngjarjen. Nga ana e bluve të kryeqytetit ende nuk kemi një reagim zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë./ZËRI

Poll

MOS HUMB