Aktualitet

Trupi i Arben Lleshit ende në morg, familjarët s'janë interesuar për të

Një i afërm i viktimës ka bërë identifikimin e kufomës në morg, por deri më tani kur kanë kaluar disa javë nga vrasja e tij.

k.m.
Trupi i Arben Lleshit ende në morg, familjarët s'janë
Arben Lleshi

TIRANË- Trupi i Arben Lleshit është ende në morg, pasi familjarët e tij ende nuk janë interesuar për të. Një i afërm i viktimës ka bërë identifikimin e kufomës në morg, por deri më tani kur kanë kaluar disa javë nga vrasja e tij, askush nga të afërmit e tij nuk kanë shkuar për t'i tërhequr kufomën në mënyrë që ta dërgonin në banesën e tij të fundit. Kjo për shkak se kanë frikë se mund të vijojë hakmarrja, pasi i riu i ekzekutuar në burgun e Peqinit vrau në mënyrë makabre Agim Hoxhën. 

Nëse familja vendos të mos e tërheqë trupin brenda 60 ditëve, Instituti i Mjekësisë Ligjore kërkon autorizim nga Prokuroria e Elbasanit, e më pas procedura e varrimit kryehet nga Bashkia.

Arben Lleshi vuante dënimin për vrasje kur u qëllua për vdekje me armë zjarri brenda qelisë së tij nga Sokol Mjaçaj. Deri më tani mendohet se vrasja ishte e porositur nga jashtë për shkak të hasmërisë që ka viktima me fisin Hoxha. Por Mjaçaj pretendoi se vrasja ishte për një konflikt që kishte ndodhur brenda qelisë me pretendimin se Lleshi nuk e kishte pranuar në sektor. Por pavarësisht alibisë, pista kryesore mbetet vrasja me pagesë.

Si nisi hakmarrja mes fiseve Lleshi dhe Hoxha?

Gjithçka nisi në Britaninë e Madhe, ku pas një sherri që dyshohet për pazare droge u vra Agim Hoxha. Vrasësi i tij ishte Arben Lleshi. Hoxha dhe Lleshi kishin një miqësi të hershme së bashku, e cila datonte që prej fëmijërisë së tyre, por u kris. Shkak dyshohet të jenë bërë pazaret e drogës. Agim Hoxha u vra në Britaninë e Madhe dhe më pas trupi iu dogj brenda makinës. Autoritetet britanike e gjetën fajtor Lleshin për ngjarjen dhe e dënuan me 32 vite burg. Pas ekstradimit drejt Shqipërisë, ai kishte për të kryer dhe 28 vite të mbetura, të cilat këtë të premte nuk i çoi deri në fund pasi u ekzekutua nga Sokol Mjacaj.

Pavarësisht se drejtësia e tha fjalën e saj, familja Hoxha kishte tjetër skenar në mendje. Të niste hakmarrjen, e cila deri më tani ka regjistruar katër viktima. (5 nëse konfirmohet se vrasja e Lleshit erdhi me urdhër të tyre). Në vitin 2013 u vra Xhavit Lleshi. Atij iu bë pritë në vendin e quajtur ‘Pujkë’. Më 15 maj të vitit 2016 u vra Hajredin Lleshi, vëllai i Xhavitit, në fshatin e lindjes në Burrel. Goditjet nga familja Hoxha vijuan dhe një vit më vonë. Në vitin 2017 u rrëmbye Artan Lleshi, djali i Hajredinit, të cilin e morën me një makinë në Burrel dhe e sollën në Kamëz. Në Kamëz, ai u pa për herë të fundit nga kamerat e sigurisë së një lokali dhe që nga ajo kohë nuk dihet se çfraë ka ndodhur me të.

Hakmarrjet vijuan. Me Arben Lleshin në burg, familja Hoxha priti që Klevis Hoxha, djali i Xhavit Lleshit, të ekzekutuar në vitin 2013 të rritej dhe të vijonin sagën e hakmarrjes. Klevisit, atëherë 22 vjeç i erdhi radha. Ai u mor peng në qendër të Burrelit dhe më pas u zhduk. Derisa dy vite më parë eshtrat e tij u gjetën të groposura në Mamurras. Gishtin i fajtorëve në të gjitha rastet u drejtua nga familja Hoxha. Me sa duket vrasja e Arben Lleshit, do të jetë dhe pika e fundit e njjë sage të pamëshirshme hakmarrjeje që nga Britania e Madhe u shtri dhe u finalizua në Shqipëri./ZËRI

Poll

MOS HUMB