Aktualitet

U linçua pas videove në TikTok, nëna e 4 fëmijëve në Durrës i jep fund jetes. Kurthin ia ngritën koleget

Përveç bullizimit dhe sulmeve nga ana e kolegëve të saj, gruaja dyshohet se ka qenë nën presion dhe nga familjarët. E ndodhur në këto rrethana, pa mundur që të kalonte tmerrin, ajo i ka dhënë fund jetës

E.K
U linçua pas videove në TikTok, nëna e 4 fëmijëve
Foto ilustruese

DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë fillimvit në zonën e Sukthit, ku një grua 41-vjeçare, Bedrie Loka, nëna e katër fëmijëve, ka kryer vetëvrasje, e nxitur nga një sulm që i është bërë në rrjetet sociale. Mësohet se gruaja ka qenë viktimë e sulmeve dhe bullizmit në rrjetet sociale, ku i ishin hapur llogari në Tiktok nga koleget e saj, punonjëse të një fabrike në zonën e Fllakës.

Këto video që i ishin nxjerrë nga koleget, dyshohet se ishin bëreë shkak që gruaja të kishte dhe probleme e konflikte me familjarët e saj, te cilën e gjetën në gjendje të rëndë në banesë, 3 ditë më parë, pasi kishte konsumuar fostoksinë. Gruaja u dërgua në gjendje të rëndë në spital, pa mundur dot që të mbijetonte.

ZËRI u interesua zyrtarisht edhe në Policinë e Durrësit, ku burime na bënë me dije, se video në fjalë është publikuar disa muaj më parë, dhe për këtë ishte bërë kallëzim dhe ishin referuar materialet në prokurori. 

Por megjithë bërjen e kallëzimit, Policia nuk ka ndërmarrë asnjë masë, dhe profilet në fjalë kanë qenë aktive deri ditën e djeshme, kur ngjarja u bë publike në media.

Në një rrëfim të bërë dje për JOQ, një prej ish-kolegëve të viktimës, do të shprehej se ajo kishte rënë pre e lakmisë së grave të tjera, punonjëse në fabrikë, ndërkohë që bullizimi i kishte shkaktuar telashe dhe në familje.

“Unë jam një ish punonjës i firmës Vital Rope shpk, ajo ishte punëtorja më e mirë nga të gjitha, duke qenë se personat e tjerë nuk arrinin që të bënin punën e saj, i kishin hapur profile fallso, ku i shkruanin asaj fjalë të ndyra. Kjo i shkaktoi asaj dhe probleme në familje, videot kishin arritur më shumë se 25 mijë shikime”, ishte rrëfimi i ish-kolegut të viktimës.

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet në lidhje me veprën e dyshuar penale “shkaktim vetëvrasjeje”. Mësohet se bashkëshorti i viktimës punonte me kohë të pjesshme në shtetit grek, dhe për festat e fundvitit ai ishte kthyer pranë familjes së tij. Gjatë marrjes në pyetje nga ana e policisë, ai ka mohuar që me të ndjerën të kishin pasur probleme në çift./ZËRI

Poll

MOS HUMB