
HIMARË-Trupi i Eraldo Nevruzit, i cili dyshohet se është vrarë nga i njohur i tij Geraldo Shehu, bashkëpronar i hotel ‘Greccia’ në Dhërmi, po kërkohet nga policia. Blutë po vijojnë kërkimet në aksin Dhërmi-Himarë. Konkretisht po kërkohet në zonën e Vunoit, në Dhërmi dhe Gjipe, ku mund të jetë hedhur. Kërkimet po kryhen edhe nëpërmjet dronit.
Vrasja e 31-vjeçarit ka ndodhur në hotelin ku ai punonte si recepsionist dhe më pas, autori Gerald Shehu dyshohet se e ka fshehur diku në zonë.
Si ndodhi vrasja?
Ngjarja e rëndë ndodhi në Dhërmi, ku sipas Policisë, Shehu e ka qëlluar me armë zjarri 31-vjeçarin në një nga dhomat e hotelit dhe pasi ka zhdukur trupin e viktimës, më pas, është arratisur. Deri më tani, dy janë pistat paraprake të hetimit, njëri është konflikt i çastit dhe tjetri për prishje të pazareve të drogës pasi të dy jetonin dhe punonin së bashku në Angli./ZËRI