
SERBI- Shqiptari Faton Hajrizi, autori i dyshuar i vrasjes së policit në Serbi, u ekzekutua nga forcat e Policisë serbe këtë të premte. Ekzekutimi ndodhi në rrethinën e Lozicës në afërsi të kufirit me Bosnje e Hercegovinën. Hajrizi ndodhej në arrati në Serbi për shkak të dyshimeve se kishte vrarë dhe plagosur një polic. Sipas zëvendëskryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiç, Hajrizi nuk i ishte dorëzuar autoriteteve serbe dhe i njëjti kishte shtënë në drejtim të policisë, këta të fundit kanë reaguar duke e qëlluar Hajrizin për vdekje.
Jeta në burg e Faton Hajrizit dhe 9 arratisjet
Faton Hajrizi në 6 korrik 2024 kreu arratisjen e radhës. Hajrizi ishte i dënuar me 27 vjet burg për vrasjen e një ushtari rus dhe kishte hyrë në burg në moshën 15-vjeçare. Kjo është hera e nëntë që ai ikën nga burgu. Në vitin 2000, Faton Hajrizi teksa po shkonte në shkollë pa disa ushtarë, për të cilët mendonte se ishin amerikan ai i’u afrua njërit nga ta për ta falenderuar, për ndihmën që i kishin dhënë Kosovës. Por, në fakt ushtari të cilit i’u afrua Hajrizi ishte një rus. Me të ai nisi një debat derisa në mes të Skenderajt, Faton Hajrizi, ia kishte marr armën ushtarit rus dhe e kishte vrarë. Ai në vitin 2022 ka rrëfyer se ka ikur tetë herë nga burgu e gjitha kjo sipas tij filloj sepse sa ishte i mitur në burg u mbajt i lidhur për krevati duke u keqtrajtuar. Hajrizi kishte treguar se kur kishte kryer vrasjen ishte dorëzuar vetë duke menduar se do ta dërgonin në një burg për të mitur. Kështu vetëm tre ditë pas arrestimit ai ja ka dalur që të ik nga burgu edhe pse me duar në pranga. Ai u dënua edhe për një grabitje të armatosur në Gllogovc, gjatë së cilës plagosi dy policë dhe pronarin e një argjendarie.
Arratisja e 9-të dhe e fundit me vrasjen e policit Nikolla Krsmanoviç
Faton Hajrizi pas arratisjes nga burgu dyshohet se i ka vjedhur pasaportën vëllait të tij Artan Hajrizit. Mediat serbe shkruajnë se në bazë të hetimeve rezulton se Fatoni ka qenë së bashku me një taksist nga Presheva dhe është nisur për në Loznicë. Plani i Faton Hajrizit ishte të takohej me të arrestuarin Zoran Radovanoviç, një tregtar droge, të cilit i është hequr liria në mars të vitit 2019 si organizator i një grupi kriminal, ku i janë sekuestruar 1.1 ton drogë në pikën kufitare të Gradinës. Ngjarja ndodhi rreth orës 00:55, të 18 korrikut kur zyrtarët policorë, teksa kanë qenë duke kontrolluar makinat në një pikë kontrolli në Lipniçki Shor, e kanë ndaluar një makinë të llojit Mercedes, me targa të Tutinit të Serbisë, në të cilën kanë qenë dy persona. I vrarë mbeti polici Nikolla Krsmanoviç dhe një tjetër polic mbeti i plagosur.
Paralajmërimi i vrasjes në profinin e Faton Hajrizit në rrejetin social 'TikTok'
Profili i Tik Tok me emrin Faton Hajrizi është krijuar një javë më parë, kur u publikua fotografia e parë (selfie) nga një vend i panjohur. Mediat serbe shkruajnë se që kur policia ka nisur hetimet intensive për vrasësin e policit, personi që fshihet pas profilit të përmendur, i cili dyshohet të jetë vetë Faton Hajrizi, ka shpërndarë foto të shkrimeve të mediave shqiptare që raportojnë për krimin, si dhe foto të vetë të dyshuarit Fatonit.
Ai ka nisur të postojë foto të përditshme dhe me secilën ka lënë një poezi në gjuhën shqipe. Tre ditë para se polici Nikola Krsmanoviç të vritej brutalisht gjatë një kontrolli rutinë të automjetit në Loznicë, ai publikoi një fotografi të tij duke pozuar në një shtëpi pranë një televizori dhe në sfond vendosi këngën "Diss Serbia" e cila bën thirrje për vrasjen e serbëve, dhe tekstet e të cilëve janë rrënqethëse.
Në 20 orët e fundit ky profil ndan vazhdimisht foto të Faton Hajrizit, secila me të njëjtin mesazh. Gjithashtu, përveç fotografive të të dyshuarit, ka edhe tekste të shtypura nga mediat shqiptare që raportojnë për vrasjen e NikoLla Krsmanoviçit. Postimi i fundit është shpërndarë katër orë më parë dhe i referohet vrasjes së një të riu.
Intinerari i shqitarit pas vrasjes së Policit serb
Hajrizi ndodhej në arrati pas ngjarjes së rëndë dhe u pikas në afërsi të kufirit me Bosnje e Hercegovinën. Ai dyshohet se ka ecur për rreth dy orë në këmbë.
Po ashtu një armë me emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i është sekuestruar Faton Hajrizit, pas vrasjes së tij nga policia serbe në qytetin Lloznicë, në veri-perëndim të Serbisë. Një fotografi e armës me të cilën ai dyshohet ta ketë kryer vrasjen e policit serb Nikolla Krsmanoviç të mërkurën në mbrëmje, është publikuar sot në mediat serbe.
Polici Nikolla Krsmanoviç u vra nga një plumb në kokë, ndërsa kolegu i tij Vjekoslav Iliç (50 vjeç) u qëllua në shpatull. Ai është shtruar në Spitalin e Përgjithshëm në Loznicë dhe siç raporton media serbe “Blic” gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën./ZËRI