Aktualitet

U godit me zinxhir në kokë nga një person i maskuar, efektivi i burgut ende në spital

Sipas të dhënave të deritanishme, ZËRI ka mësuar se efektivi është goditur me zinxhirë në kokë në hyrjen e pallatit të tij, në lagjen "1 maj".

k.m.
U godit me zinxhir në kokë nga një person i maskuar, efektivi i
Nazmi Doko

FIER- Efektivi i burgut të Fierit, Nazmi Doko ndodhet ende i shtruar në spital, ku po kurohet për plagët që ka marrë. 64-vjeçari, shefi i edukimit Nazmi Doko ka marrë plagë në kokë, por është jashtë rrezikut për jetën.

U godit me zinxhir në kokë nga një person i maskuar, efektivi i
Nazmi Doko

Sipas të dhënave të deritanishme, ZËRI ka mësuar se efektivi është goditur me zinxhirë në kokë në hyrjen e pallatit të tij, në lagjen "1 maj".

Autori, një person me maskë, e ka qëlluar në kokë me zinxhirë. Pasi ka dhunuar në kokë efektivin, është larguar me një makinë që e kishte parkuar në anë të rrugës.

Deri më tani po hetohet pista e goditjes për shkak të detyrës, por ende nuk ka një të dyshuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB