Aktualitet

U kap duke vjedhur në Austri, hajduti (i ndershëm) shqiptar: Kam besim te drejtësia, jam fajtor

E gjitha përfundoi me grabitje më 12 shkurt 2020 në një shtëpi në lagjen e 17-të të Vjenës dhe si në fillim përsëri në një pronë në Klosterneuburg.

k.m.
U kap duke vjedhur në Austri, hajduti (i ndershëm) shqiptar: Kam besim
Foto ilustruese

AUSTRI- Ka edhe kriminelë të ndershëm! Ky është rasti i një 32-vjeçari shqiptar, i cili u kap duke vjedhur. "Seriali" i shqiptarit filloi në prill të vitit 2015. Pas një devijimi në Gjermani, iu rikthye "zanatit" sërish në Austri. E gjitha përfundoi me grabitje më 12 shkurt 2020 në një shtëpi në lagjen e 17-të të Vjenës dhe si në fillim përsëri në një pronë në Klosterneuburg. Tani çështja e shqiptarit të paidentifikuar me emër, po shqyrtohet nga gjyqtarja Monika Zbiral.

Sipas mediave të huaja, direkt shqiptari ka rrëfyer në gjykatë se ka besim tek drejtësia dhe u vetëshpall fajtor.

“Unë kam besim te drejtësia, ndaj jam fajtor,”- tha shqiptari.

Në Itali, ai kreu një dënim total prej tre vjet e gjysmë. Nuk do ta besoni, por në Austri ai ishte i pafajshëm deri në ditën e gjyqit. Jurisë nuk iu desh shumë kohë për të marrë vendimin. Ndaj tij, u aplikua një dënim me burg pa kushte, i njëjtë me atë që kishte dhënë drejtësia në Itali, prej tre vjet e gjysmë.

“I kërkoj falje shtetit austriak dhe qytetarëve të tij,”- tha në fund 32-vjeçari./ZËRI

Poll

MOS HUMB