Aktualitet

U kap me kokainë, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

Në pranga ra Ardian Ramushi, 35 vjec, i cili u kap me 320 gramë kokainë.

I.F
U kap me kokainë, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë
Ardian Ramushi

Tiranë- Policia ka arrestuar një person për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Në pranga ra Ardian Ramushi, 35 vjec, i cili u kap me 320 gramë kokainë.

Shërbimet e Policisë e kanë lokalizuar të riun në rrugën “Arben Broci”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike kokainë, furnizonte disa shtetas të cilët dyshohet se e ndanin dhe e shitnin lëndën narkotike, në doza.

Lënda narkotike, së bashku me një automjet dhe një celular, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Po punohet për kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi i Policisë:

Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar "Terminal".

Sekuestrohen rreth 320 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga poseduesi i lëndës narkotike. 

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të mbështetura nga inteligjenca operative, kanë organizuar në drejtimin e Prokurorisë, operacionin policor të koduar "Terminal".  

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi A. R., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në rrugën "Arben Broci", shtetasin e lartpërmendur, të cilit gjatë kontrollit fizik, i gjetën rreth 320 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB