
KRETË- Qytetarët e Kretës janë solidaruzuar me familjen e Nikolës së vogël, i cili u mbyt në det dy ditë më parë. Nikolla i vogël shte me origjinë nga Shqipëria, ndaj edhe prindërit e tij kërkojnë që ta sjellin trupin e tij në atdhe, por kanë pamundësi financiare, ndaj edhe të gjithë ata që i njihnin kanë mbledhur 6035 euro për varrimin.
Këto para do të përdoren për të paguar agjensinë e funeralit që të sjellë arkëmortin e djalit në Shqipëri, ndërsa pjesa tjetër do t'i jepet familjes.
Sipas mediave greke, ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e 1 qershorit 2024 djali i kishte ikur nga sytë mamasë, e cila ishte në shtëpi me fëmijën e vogël dhe kishte shkuar të lahej në det. Nëna e djalit ka dëshmuar në komisariatin e Viannos se ishte në shtëpi me 7-vjeçarin dhe foshnjën kur papritur i kishte humbur nga sytë. Kishte dalë ta kërkonte por ishte e kotë, i biri kishte humbur jetën në det. Gruaja u ndalua fillimisht për shkelje të nenit 302 të Kodit Penal. (Vrasje nga pakujdesia) por më pas është liruar me urdhër të prokurorit publik, ndërkohë autoritetet pranuan se plazhi nuk kishte roje./ZËRI