Aktualitet

Sherri me njerkën për pronësinë e vilës, Gjykata lë në burg djalin e Nehat Kullës

Si bashkëshortja e të ndjerit Nehat Kulla, ashtu edhe djali i tij kërkojnë që të marrin të drejtën e pronësisë së vilës

E.K
Sherri me njerkën për pronësinë e vilës, Gjykata
Robert Kulla

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg për Robert Kullën, djalin e Nehat Kullës, ky i fundit i njohur si “Gjenerali”. Robert Kulla u denoncua nga njerka për dhunë në familje, për shkak të problemeve për pronësinë e vilës që i përkiste gjeneralit.

Robert Kulla ka pretenduar se nuk ka ushtruar dhunë, por konflikti me gruan e babait të tij është një konflikt civil, që lidhet me pronësin e banesës, ku të dy pretendojnë pronësi pas vdekjes së Nehat Kullës.

Robert Kulla e kërkon si trashgimtar dhe njerka si bashkëshorte e të ndjerit. Nehat Kulla, i njohur me nofkën “Gjenerali” ka qenë kreu i një banda kriminale në vitin 1997, që vepronte në periferi të Tiranës, kryesisht në Tufinë. Gjatë vitit 1997, ai arriti të krijojë një komisariat të mirëfilltë policie, me aktivitet në zonën e Kinostudios dhe Tufinës në Tiranë.

Nehat Kulla ndërroi jetë në moshën 67-vjeçare në Qershor të 2020-ës si pasojë e disa sëmundjeve. Ai ishte i dënuar për vrasjen e Petrit Moriçenit dhe vëllezërve Neziri, njëri prej të cilëve polic pranë komisariatit 4 në Tiranë.

Poll

MOS HUMB