Aktualitet

U mbyt në rezervuarin e Prrenjasit, gjendet trupi i pajetë i 58-vjeçarit

Kufoma e pajetë u gjet mëngjesin e sotëm nga polumbarët e RENEA-s, pas disa orëve kërkime.

k.m.
U mbyt në rezervuarin e Prrenjasit, gjendet trupi i pajetë i
Foto ilustruese

POGRACED- Trupi i pajetë i një 58-vjeçari është gjendur në ujërat e rezervuarit të Përrenjasit. Kufoma e pajetë u gjet mëngjesin e sotëm nga polumbarët e RENEA-s, pas disa orëve kërkime.

Trupi i tij do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës. Ishte kushëriri i tij, i cili ka njoftuar sallën operative në orët e para të mëngjesit pasi 58-vjeçari ishte larguar nga banesa.

NJOFTIMI I POLICISË:

Prrenjas/Informacion paraprak | Rreth orës 01:00, të mëngjesit të sotëm, shtetasi Y. M. ka njoftuar sallën operative, se dyshonte se kushëriri i tij, shtetasi Xh. D., 58 vjeç, banues në fshatin Katjel, ishte vetëmbytur në rezervuarin e Prrenjasit, pasi në afërsi të rezervuarit, ai dhe familjarë të tjerë kishin gjetur veshjet dhe biçikletën e 58-vjeçarit. Gjithashtu, shtetasi Y. M. ka njoftuar se 58-vjeçari ishte larguar nga banesa, mëngjesin e djeshëm.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë, së bashku me familjarë, kanë nisur kërkimet përgjatë rrjedhës së rezervuarit. Gjithashtu, me qëllim gjetjen e trupit të shtetasit Xh. D., janë nisur polumbarët e RENEA-s.Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor vijon punën për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të rastit./ZËRI

Poll

MOS HUMB