Aktualitet

U nis për në Shqipëri, por përfundoi në mes të detit, mbi makinë

Pamjet e pazakonta janë regjistruar në portin e Barit, ku një shtetas shqiptar bashkë me mjetin e tij përfunduan në mes të detit

E.K
U nis për në Shqipëri, por përfundoi në mes të
makina perfundon ne det

ITALI- Një incident i pazakontë është regjistruar në portin e Barit, ku një automjet ka rënë në det teksa po ngjitej në një traget me destinacion Shqipërinë.

Në mjet ndodhej vetëm një burrë, i cili arriti të hipte mbi makinë, ndërsa automjeti po fundosej dhe u shpëtua nga roja bregdetare.

I riu, shtetas shqiptar, arrin të thyejë xhamin e përparmë dhe arrin të dalë para se automjeti të fundosej plotësisht. 

Automjeti kishte kaluar kontrollet e sigurisë dhe po afrohej drejt rampës së tragetit. Dyshohet se humbja e kontrollit mund të jetë shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut që kanë krijuar sipërfaqe të rrëshqitshme.


Roja Bregdetare ka marrë në bordin e saj drejtuesin, ndërsa zjarrfikësit – me ekipin e zhytësve – po punojnë për rikuperimin e mjetit nga fundi i ujit./ZËRI 

Poll

MOS HUMB