
Ermal Muca
TIRANË- Drejtori i policisë së Vlorës, Ermal Muça ka kaluar Vettingun, proces të cilit i nënshtrohen të gjithë krerët e policisë, por edhe organeve të drejtësisë.
Ai u cilësua i pastër në të tre shtyllat, pasurinë, kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.
Muça e ka marrë postin e drejtorit të policisë së Vlorës, në vitin 2022, ndërsa më herët ka shërbyer dhe në policinë e Tiranës, Lezhës dhe atë të Korçës.
Më herët gjatë karrierës së tij, Muça ka drejtuar sektorin e krimeve në Vlorë, dhe më pas në Tiranë.
Poll