Aktualitet

U pezullua sot nga detyra, efektivja shiti për pjesë këmbimi makinën e një djali që u vetëvra brenda saj! Biseda me familjarët

Kjo e fundit ishte e ngarkuar me detyrë që të rikthente makinën tek familjarët. Efektivja ka marrë në telefon babain e të ndjerit për ta pyetur nëse e do makinën e të birit. I ati në kushtet e tronditjes së humbjes së djalit të tij i ka thënë që do e shiste. Pas kësaj efektivja i ka thënë se makinën do e blinte ajo.

E.K
U pezullua sot nga detyra, efektivja shiti për pjesë këmbimi
Foto ilustruese

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me pezullimin nga detyra të Nënkomisares së Komisariatit nr 1 në Tiranë, Besie Koshena dhe vënien në masë sigurie “Arrest në shtëpi” të 35-vjeçarit Geri Kurti. Raportohet se efektivja e Policisë duke shfrytëzuar atributet e Oficerit të Policisë Gjyqësore ka shitur një automjet tip “Golf 6” në bashkëpunim me Geri Kurtin për pjesë këmbimi.

E vërteta e hidhur pas makinës…

Makina tip “Golf 6”, e cila u shit nga Nënkomisarja Koshena i përkiste një të riu, i cili vrau veten në makinë. Në atë kohë mjeti u bllokua si provë materiale nga Prokuroria e Tiranës. Kjo e fundit pas përfundimit të hetimeve vendosi që mjeti tu kthehej familjarëve. Këtu futet në lojë efektivja Besie Koshena.

Kjo e fundit ishte e ngarkuar me detyrë që të rikthente makinën tek familjarët. Efektivja ka marrë në telefon babain e të ndjerit për ta pyetur nëse e do makinën e të birit. I ati në kushtet e tronditjes së humbjes së djalit të tij i ka thënë që do e shiste. Pas kësaj efektivja i ka thënë se makinën do e blinte ajo.

Gjë që jo vetëm që nuk ndodhi, por shkoi dhe më keq. Besie Koshena, e çoi makinën tek një mekanik dhe në bashkëpunim me Kurtin e shitën për pjesë këmbimi, duke mos i kthyer paratë familjes së të ndjerit./ZËRI

Poll

MOS HUMB