
TIRANË- Një 27-vjeçar ka shkuar dhe ka bërë një kallëzim në Policinë e Tiranës, pasi bashkëshortja e tij ka shkuar në maternitet për të lindur, por foshnja e saj ka ndërruar jetë. Menjëherë pas tragjedisë, 27-vjeçari ka shkuar dhe ka bërë kallëzim në Komisariatin nr.3. Deri më tani nuk dihen detaje lidhur me komplikacionet që mund të ketë hasur e reja gjatë lindjes.
“Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur shtetasi A. Gj., 27 vjeç, i cili ka kallëzuar se bashkëshortja e tij është shtruar në maternitet për të lindur, dhe gjatë kësaj kohe i ka ndërruar jetë fetusi (feto morto). Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes,”- njofton Policia./ZËRI