
GREQI- Një shqiptar është gjetur i plagosur rëndë mesditën e së martës në Varkizë. Sipas informacioneve të bëra me dije nga mediat greke, shqiptari i paidentifikuar me emër, është gjetur në kryqëzim, i plagosur në bark. Gjithë çfarë dihet për shqiptarin është fakti se është rreth 50 vjeç, me origjinë nga Shqipëria.
50-vjeçari është sulmuar nga 4 persona, të cilët kanë mundur të arratisen pasi e kanë goditur me thikë tre herë pas shpine. Dy autorët ishin në një makinë dhe dy të tjerët në një motor.
Çfarë tha gruaja që i dha ndihmën e parë?
"Burri donte ndihmë dhe unë thjesht thirra 166. Ai kërkonte ndihmë dhe ne që ishim këtu e ndihmuam. Ne u përpoqëm ta ndihmonim atë, shpresoj që ai të jetë mirë,”- tha për mediat greke, gruaja që i dha ndihmën e parë të lënduarit.
Aktualisht, ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën./ZËRI