
TIRANË- Leonard Farruku, një emigrant shqiptar që vdiq muajin e kaluar në një anije që strehoi emigrantë në Mbretërinë e Bashkuar, u varros sot në Tiranë, në një funeral ku morën pjesë të afërmit e tij. Vdekja e Farrukut, 27 vjeç, ringjalli polemika rreth "Bibby Stockholm".
"Ai thoshte se po trajtohej shumë keq atje ... si një kafshë,"-tha tezja e Farrukut Drita Kapllani për Reuters, duke fshirë lotët, ndërsa shtoi: Shpirtrat dhe zemrat tona do të kenë paqe vetëm kur e vërteta të dalë në shesh.


Lidhur me vetëvrasjen e shqiptarit, Ministria e Brendshme britanike tha: Ky ishte një incident tragjik dhe mendimet tona janë me të gjithë të prekurit. Kjo është duke u hetuar nga policia dhe eksperti.
Vdekja e tij më 12 dhjetor ishte një tronditje për familjen e Farrukut, të cilët thanë se ai shpërndante pica në Tiranë, ishte i qetë dhe punëtor, megjithëse si shumë të rinj shqiptarë luftonte për të fituar shumë para.
“Ai shkoi atje për një jetë më të mirë. Ai kurrë nuk tregoi asnjë shenjë shqetësimi ... ka kaq shumë pyetje pa përgjigje se çfarë ka ndodhur atje,"-tha Marenglen Farruku, kushëriri i Leonardit.


Motrat e tij mblodhën para në internet për ta sjellë trupin e tij në shtëpi dhe për t'i paguar funeralin.
"Vëllai im i dashur që nuk do ta shoh më kurrë. Ti do të jesh gjithmonë në zemrat tona,"- tha Marsida motra e Farrukut, teksa hidhte dheun mbi arkivolin e tij.
Leonard Farruku i dha fund jetës javën e shkuar tek sa mbahej në anijen hotel “Bibi Stochholm”. Ndërsa Alfred Dosku në qendrën e mbajtjes të azilantëve “Colnbrook House”. Gjatë protestës ata kërkuan hetime të thelluara dhe të plota, për vdekjen e dy të rinjve në qendrat e mbajtjes së azilantëve./ZËRI