Aktualitet

Atentat ndaj kryekomunarit shqiptar Ridvan Ibraimi në RMV, i plagoset shoferi

Për momentin nuk dihen shkaqet e këtij atentati me armë zjarri.

k.m.
Atentat ndaj kryekomunarit shqiptar Ridvan Ibraimi në RMV, i plagoset
Ridvan Ibraimi

SHKUP- Atentat ndaj kryekomunarit shqiptar të Haraçinës, Ridvan Ibraimi. Vetura e kryekomunarit është qëlluar sot me armë zjarri, ku shënjestër e të shtënave me armë ka qenë vetë kryetari i komunës. Por plumbat kanë kapur vetëm truprojën dhe shoferin, Eshtref Selimi dhe Adnan Ajdini, që e shoqëronin në mjet. Shoferi, Adnan Ajdini aktualisht ndodhet në spitalin e Shkupit, ku edhe po merr ndihmën e parë nga mjekët.

Atentat ndaj kryekomunarit shqiptar Ridvan Ibraimi në RMV, i plagoset
Eshtref Selimi dhe Adnan Ajdini

Sipas raportimeve të mediave vendase, plumbat i ka marrë në gjoks, por nuk bëjnë me dije detaje të tjera. 

Atentat ndaj kryekomunarit shqiptar Ridvan Ibraimi në RMV, i plagoset
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia po vijon hetimet në vendin e ngjarjes si dhe po punon për kapjen e autorit, i cili ka qëlluar me 20 plumba dhe më pas është larguar me shpejtësi me një mjet tip ‘Golf’ në drejtimin e rrugës Haraçinë-Kumanovë. Aktualisht dyshohet se personi që ka kryer sulmin, thuhet të jetë i njohur për policinë, pasi ka qenë i përfshirë edhe në krime të tjera. 

Pas këtij atentati me armë zjarri, REL ka rikujtuar se prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup nisi para pak kohësh një hetim për 2 vëllezër që kërcënonin kryekomunarin.

“Të dyshuarit të moshës 42 dhe 35 vjeçare, në mënyrë të vazhdueshme përmes telefonit e kanë kërcënuar zyrtarin – kryetarin e Komunës së Haraçinës, duke i shkaktuar atij pasiguri, ankth dhe frikë. Pasi i ka denoncuar ata kanë vazhduar me kërcënime serioze përmes mesazheve në Viber se do ta sulmojnë,”- shkruhej në njoftimin zyrtar. Po ashtu, në 2022, Ibraimi u dhunua fizikisht nga disa persona.

Por jozyrtarisht, mësohet se motiv i të shtënave ka qenë mosmarrëveshja që disa persona kanë pasur me kryetarin e komunës, në lidhje me tokën për ndërtimin e stadiumit në Haraçinë. Pistat janë disa ndaj, edhe Prokuroria po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB