Aktualitet

Me 11 kg drogë në Itali/ Arrestohet shqiptari, hajdut i biçikletave luksoze

Përveç biçikletave, në garazh u gjetën edhe 11 kg marijuanë e ndarë në 20 pako të mbyllura dhe një shumë prej 2990 euro.

f.t
Me 11 kg drogë në Itali/ Arrestohet shqiptari, hajdut i
droga e sekuestruar

ITALI- Një punonjës i një kompanie transporti, me leje qëndrimi të vlefshme dhe pa precedentë penalë, është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike. 

Gjatë kontrollit në shtëpinë dhe garazhin në pronësi të shtetasit shqiptar 35-vjeçar, banues në Kazanovë, hetuesit zbuluan dy biçikleta elektrike luksoze, njëra me vlerë 3000 euro dhe tjetra 6000 euro, të vjedhura përkatësisht javën e kaluar. Burri pranoi se i kishte blerë biçikletat nga një person i paidentifikuar, raportojnë mediat e huaja.

Përveç biçikletave, në garazh u gjetën edhe 11 kg marijuanë e ndarë në 20 pako të mbyllura dhe një shumë prej 2990 euro, e fshehur e cila dyshohet se është rezultat i aktiviteteve të paligjshme. Ai akuzohet për marrjen e pasurive të vjedhura dhe trafik droge. Hetimet janë duke u zhvilluar për të identifikuar kanalet e mundshme të shitjes dhe mbështetësit. Pas arrestimit, shqiptarit iu hoq leja e qëndrimit dhe do të dëbohet nga territori italian./ZËRI

Poll

MOS HUMB