Aktualitet

Urdhri i Stomatologut përgënjeshtron lajmin për zgjedhjen e presidentit të ri: Almiro Gurakuqi mbetet President i USSH

Sipas një deklarate të shpërndarë nga USSH, zgjedhjet e organit të lartë drejtues, përfshirë presidentin, zv. presidentin dhe anëtarët e tjerë, janë realizuar dhe përmbyllur në mënyrë të ligjshme më 16 prill 2025

l.k
Urdhri i Stomatologut përgënjeshtron lajmin për zgjedhjen e
Logoja e USSH

TIRANË- Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë ka reaguar kundër lajmeve të fundit që shpallin zgjedhjen e një "presidenti të ri" të organizatës, duke theksuar se informacionet janë të pavërteta. Sipas një deklarate të shpërndarë nga USSH, zgjedhjet e organit të lartë drejtues, përfshirë presidentin, zv. presidentin dhe anëtarët e tjerë, janë realizuar dhe përmbyllur në mënyrë të ligjshme më 16 prill 2025, dhe Almiro Gurakuqi është presidenti i zgjedhur dhe i njohur ligjërisht për mandatin 2025-2030.


Urdhri i Stomatologut e konsideron dezinformim lajmin e shpërndarë nga disa portale, ku thuhet se është zgjedhur president i ri, Arben Muccaj. Ata theksojnë se zgjedhjet janë zhvilluar në përputhje me ligjin dhe nuk janë kontestuar në asnjë organ gjyqësor. Për më tepër, zgjedhjet janë njohur nga të gjitha institucionet publike përfshirë Ministrinë e Shëndetësisë, e cila ka emëruar përfaqësuesit e saj në organet e USSH.


REAGIMI:
Në lidhje me lajmin e publikuar në disa portale për zgjedhjen e "Presidentit të USSH", njoftojmë stomatologët, ndihmësstomatologët dhe të gjithë opinionin publik se zgjedhjet e ligjshme për organet e zgjedhura të USSH, përfshirë Presidentin, zv. Presidentin e USSH për mandatin 2025 - 2030 janë përmbyllur me sukses në datë 16.4.2025. Këto zgjedhje nuk janë kontestuar në asnjë organ gjyqësor dhe njëkohësisht janë njohur nga të gjitha organet publike në Republikën e Shqipërisë, përfshirë edhe Ministrinë e Shëndetësisë, e cila ka caktuar përfaqësuesit e saj në organet e USSH. Për këtë arsye, USSH përgënjeshtron çdo lajm, i cili ka si qëllim dezinformimin dhe çorientimin e stomatologëve, ndihmësstomatologëve dhe opinionit publik në lidhje me këtë çështje. Organet e USSH janë duke e ndjekur këtë çështje pranë institucioneve kompetente ligjore. Gjithashtu, USSH vazhdon veprimtarinë e saj në përmbushje të missionit të përcaktuar me ligj.
President i USSH
Dr. Almiro Gurakuqi/ZËRI

Poll

MOS HUMB