Aktualitet

Protesta e fermerëve në Greqi, bllokohet sërish aksi rrugor Kakavijë–Janinë

Sipas njoftimit të policisë kufitare, bllokimi i aksit rrugor do të nisë nga ora 19:00 deri në orën 22:00

zh.ll
Protesta e fermerëve në Greqi, bllokohet sërish aksi rrugor
protestat e fermereve greke

KAKAVIJË- Aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë sërish i bllokuar këtë të shtunë për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët grekë. Sipas njoftimit të policisë kufitare, bllokimi i aksit rrugor do të nisë nga ora 19:00 deri në orën 22:00. Gjatë kësaj fashe orari do të lejohen për qarkullim vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Njoftimi:

Kakavijë/ Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

Protestat e fermerëve grekë po vijojnë prej disa ditësh. Fermerët protestojnë ndaj pagesave të vonuara, mungesës së dëmshpërblimeve, kostove të larta të prodhimit dhe çmimeve të ulëta të produkteve bujqësore./ZËRI 

Poll

MOS HUMB