Aktualitet

Vajza e tij u përfshi në aksident, babai polic zhduk provat, arrestohet nga AMP

Arrestimi i tij është bërë me urdhër të AMP-së

E.K
Vajza e tij u përfshi në aksident, babai polic zhduk provat,
Foto ilustruese

KËLCYRË- Një punonjës policie është vënë nën masën e sigurisë arrest shtëpie, për shkak se ka manipuluar provat e një aksidenti ku ka qenë e përfshirë vajza e tij.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër) ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për punonjësin e policisë Inspektor Th.M., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme/Trup Shërbimi në Postën e Policisë Këlcyrë, Komisariati i Policisë Përmet.

Punonjësi i policisë Th.M. dyshohet për kryerjen e veprave penale "Shpërdorim i detyrës" dhe "Largim nga vendi i aksidentit", pasi ka kryer veprime të kundraligishme, duke larguar mjetin e vajzës së tij nga vendi i ngjarjes, e cila ishte përfshirë në një aksident automobilistik në rrugën Petran Përmet, duke  prishur kështu provat në vendin e ngjarjes.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB