
Foto ilustruese
TIRANË- Këtë të shtunë vendi unë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës. Mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.
Temperaturat pritet të arrijnë deri në 37 gradë Celcius të dielën në Tiranë, Elbasan dhe Gjirokastër. Era pritet të fryjë me drejtim veriperëndim–verilindje me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina në orët e mesditës era fiton shpejtësi 6-8 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë./ZËRI
Poll