Aktualitet

VD- 2 kallashnikovë brenda një frigoriferi, ç'gjeti Policia në Lushnje

Policia e Shtetit bën me dije se kishte marrë informacione se i moshuari, i identifikuar me inicialet A.S., mbante armë në lokalin e tij.

k.m.
VD- 2 kallashnikovë brenda një frigoriferi, ç'gjeti
Armët

LUSHNJE- Kishte futur dy kallashnikovë brenda një frigoriferi, arrestohet 68-vjeçari në Lushnje. Policia e Shtetit bën me dije se kishte marrë informacione se i moshuari, i identifikuar me inicialet A.S., mbante armë në lokalin e tij. Gjatë kontrollit të ushtruar, iu gjetën dy armë zjarri, të cilat ishin çmontuar dhe futur në frigorifer. Bashkë me armët e zjarrit kishte edhe disa fishekë. 

VIDEO NGA MOMENTI:


NJOFTIMI I PLOTË:

Lushnjë/Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, është goditur një rast i armëmbajtjes pa leje. Arrestohet në flagrancë një shtetas që kishte fshehur 2 armë zjarri kallashnikov, në tarracën e lokalit të tij. Sekuestrohen 2 armët e zjarrit dhe municion luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në zbatim në masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar dhe në inteligjencën policore, kanë goditur një rast të armëmbajtjes pa leje. Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi A. S., 68 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjatë kontrollit në tarracën e lokalit të këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur të fshehura 2 armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB