
Banorët e lumit të Vlorës në protestë
VLORË- Kjo e shtunë ka mbledhur sërish në protestë banorët e lumit të Vlorës të cilët janë kundër devijimit të lumit Shushicë, për projektin e ujësjellësit të Himarës. Protesta po mbahet pranë Urës së Peshkëpisë. Nëse vendosen tubacione, lumi Shushica do të thahet dhe qindra banorë do të mbeten pa ujë për të vaditur tokat.
Aktualisht, në fshatin Kuç të Vlorës po punohet prej 8 muajsh për shtrirjen e tubacioneve të ujësjellësit të Himarës. Investim që ka vlerën e 9.5 milionë eurove, shumë e ofruar nga Fondi Shqiptar për Zhvillim dhe Bashkia e Himarës./ZËRI
Poll